Thursday, December 27, 2007

Pa drite e uje per memedhene

Ne vazhdimesi te shkrimit te meparshem po permend disa prej ushtrimeve fillestare qe doktor Berisha e yllka e dalluar Nano do benin (ose do kishin bere) mire te zgjidhnin ne fillim:

- Rritja e perdorimit te alternativave to energjise elektrike

Alternativa kryesore, me e kapshme, me e gatshme dhe me e lire ISHTE lenda drusore -- tani nuk eshte me as e gatshme as a e lire po eshte e qarte si funksionon tregu (oxhaqet romantike me dru jane zevendesuar me ato me gaz dhe te druvaret e Amerikes). Gazi i lenget eshte pak i ngurte te pakten ne tregun shqiptar ose shume i lengshem nqs behet fjala per cmimet. E pikerisht ketu mund te nderhynte lehte qeveria duke ulur taksat e tarifat ne minimum (zero!) ne menyre qe tregu te funksiononte sa me mire (rritej fitimi, dynden tregtaret).

- Rrjeti i shperndarjes se energjise

Pak me largpames do te ishte mbeshtetja fiskale e cdo investimi ne rrjetin e shperndarjes qe te pakten ndertimet e reja te lidheshin me rrjetin e gazit. Mbase i vete mendja ndonjerit te fute dhe ca tuba gazi te lengshem ne kanalet qe hapen e mbyllen perdite. Qe Shqiperia do lidhet nje dite me rrjetin nderkombetar te gazit nuk eshte per tu dyshuar fare -- ceshtja eshte kur, kush dhe pse. Mungesa e cfaredo rrjeti shperndarje do bente qe rrjeti thjesht te tranzitonte Shqiperine me destinacion Europen. Prania e rrjetit do rriste gjasat qe nje ndermarrje e tille te behej nepermjet Shqiperise (dhe jo Greqise apo Serbise etj. etj.) sepse futej ne llogari dhe tregu shqiptar.

- Burimet vendase te energjise

Perse cdo qeveri shqiptare ngulmon ne projekte madheshtore nderkohe qe vepra qe i kane kushtuar popullit shqiptar djerse, mund, pse jo dhe gjak lihen te ngordhin qe te vijne sorrat e ti cukitin?

* Nafta

Ne artikullin e meposhtem (2004) detajohen se si qeveria dhe drejtoria gjeniale e naftes shqiptare ia falen Patosin firmes 1 personeshe kanadeze te perbere nga inxhinjeri i ri Richard Wadsworth i punesuar nga nje firme tjeter po ne kete fushe nafte -- shkurt firma-inxhinjer mori te drejten e 95% te naftes qe do nxirrte me teper se cfare nxirreshe .. nivel i cili ishte ne piken me te ulet te shekullit besoj:

http://www.321gold.com/editorials/moriarty/moriarty100404.html

"""Albpetrol signed a deal with Bankers Petroleum this past June 19th whereby Bankers Petroleum would take control of 28 oil wells immediately in Albania at Patos Marinza. In return for a $2 million work commitment, Bankers Pete would take control of a number of oil wells at the field. Banker Pete gets 30% of the existing production and 95% of all increase in production from the wells under their control.
Albpetrol gets 70% of all existing production and a 1% override on all increase in production increasing to 5% override when Bankers Pete has recouped their initial investment.
The deal is working for everyone. Since June, by spending an average of $50,000 per well to optimize production, Bankers Pete has brought 25 wells on line and is netting 1,200 barrels of oil a day. Bankers Pete anticipates production of about 1.25 million barrels per year by the end of 2005.
It's a good time to be in the oil business, especially when someone will hand you dozens of wells and allow you to keep 95% of what you can increase in production. It's a brilliant move by Albpetrol and obviously by Bankers Pete whose shares have rocketed from $.45 in late August to $.65 today. The word is getting out and volume was a blistering 1.2 million shares this past Friday."""

E sot Bankers Petroleum eshte kompani publike qe vlen miliarda dhe ne faqen kryesore te saj ka si strategji te vetme marrjen ne kontroll te gjithe naftes shqiptare. Fusha e naftes se Marinzes eshte sipas vete kompanise "fusha e naftes tokesore me e madhe ne kontinentin europian" !!! Po i le detajet e tjera per nje shkrim tjeter se kjo behet terkuze pafund.

* Qymyri

Po ashtu si nafta e rende dhe qymyri i papaster (ne aspektin mineralogjik te fjales) shqiptar mund te perdoret fare mire -- thjesht ka nevoje per me teper "perkedhelje". E besoj qe me rrenimet disa dhjetera vjecare po i vjen koha tja falim dikujt qe di si ta perkedheli (sidomos keto vite qe cmimet e gjithe mineraleve kane shkuar ne stratosfere). Nderkohe qe ne do importojme qymyr nga kushedi ku. Ashtu si dhe Kina, Shqiperia duhet te perdore qymyrin si nje prej burimeve energjitike (domosdo brenda parametrave europiane te pastertise). Qeveria me patjeter duhet tju hapi rruge firmave shqiptare qe te mund blejne e te riperterijne pjese te ndryshme te kompleksit minerar - e qarte qe me terheqje kapitali te huaj pse jo dhe vendor gje qe eshte pikerisht kyci i suksesit kinez (MILIARDAT e kursimeve individuale qe investohen ose direkt ose nepermjet firmave te investimeve si kjo nga kompjuteri i te cilit po shkruaj une tani!)

Monday, December 24, 2007

"Bomba" atomike shqiptare

Berisha ka nevoje per Ritalin !! Ky lloj ilaci ju jepet individeve (zakonisht femije) qe kane mungese perqendrimi dhe teprice veprimi (ADHD). Po mbase ai thjesht e ka nga deshira e papermbajtur per tja zgjidhur te gjitha hallet popullit sa me shpejt.

S'merret vesh se cilit popull ama! Plehrat jane shume problem ne Shqiperi po ideja madheshtore ishte te mblidhnim e sillnim plehrat italiane e ti groposnim ne rrethinat e Tiranes. Shqiperia ngeli me kandila po jo ne duhet te mendojme per popullin mik italian qe e keputen cmimet e larta energjitike. Eneli, gjigandi energjitik italian, po na vjen ne ndihme me ne fund duke ndertuar nje kryeveper me teknologjine me te fundit dhe sipas standarteve europiane (qe nuk e di pse nuk pranohen nga populli i vendeve ku miratohen). Shqiperia ka miniera e miniera qymyri qe u bene qymyr duke pritur te bejne qymyr. Jo bre pse te lodhemi ne kur fap na e jep italiani qymyrin e gatshem. Shume bukur pra, importojme qymyrin dhe tymrat e kanceret, dhe eksportojme energjine e lire per popullin e mire italian. I mire eshte dreqi, po jo me i mire se toni ore trapa!!!

E bomba e fundit e Berishes domosdo qe do ishte atomike. Se perparon shkenca e doktorit me hapa gjigande. Tani jo se kam ndonje gje kunder shkences atomike, po ngadale bre burre ngadale! Aj te zgjidhim nje e nga nje ato qe zgjidhen lehte ne fillim e pastaj duke ja marre doren le te zgjidhim ato ushtrimet me yll ne fund te kapitullit. Apo ju doktor i dashur nuk keni patur nevoje ndonjehere per te zgjidhur ato problemet fillestare ne fillim!!??

Saturday, December 1, 2007

Turizmi kulturor

Kur flitet per turizmin si sektor strategjik per ekonomine e vendit behet fjala per turiste te huaj (qofte dhe shqiptare por qe banojne jashte) sepse perndryshe do ishte njesoj sikur te deklaroje shitblerjen si sektor strategjik (qe nuk rrit bilancin e kombit po thjesht kalon parate nga njera dore ne tjetren).

E turistet e huaj nuk (do) vijne ne Shqiperi per arkitekturen tone te bukur shterpo-komuniste, apo per balten, pluhurin e shoshitjen neper rruget tona. E sidomos jo e jo per ushqimin qe sherbejne restorantet tona. Shume kane ardhur dhe do te vijne per ate dicka qe e ben kete cope toke Shqiperi dhe ne Shqipetare, per ate emer e ato bema, per vuajtjet e qendresen, per mikpritjen dhe ashpersine, per traditat dhe kontradiktat, per rrenojat e keshtjellave dhe bunkeret e Enverit, per kenget e per vallet, per gjuhen e perendive, per malet e kreshniket, per qytetaret me te lashte e me te prapambetur te Europes.

Duke huazuar nga Gjergj Kastrioti, "kulturen nuk jua solla une, ate e gjeta midis jush". E nxirreni e shfaqeni ate kulture e tradite qe e di qe e keni, neper panaire, festa e festivale, ku behen cirqe me veshje e motive popullore; ku luhen lojra, kenge, valle, tragjedi e komedi te vjetra e te reja, te vecanta shqiptare po dhe rajonale; ku rikrijohet historia e nxirret muzeu ne rruge e sheshe; gatuhen pasterma, zorgucka, byreke e zien rakia, pekmezi, e tundet dhalli, gjize, djathe; ku skulpton gurin e drurin mjeshtri i Partenonit, pallateve te Atlantis te Kretes e keshtjellave te Drakules, i liburnave qe bene historine e Mesdheut, e i lahutave te Stradivarit.

Disa lloje veprimtarish mund te behen vetem disa here ne vit ndersa te tjera mund te behen akoma me shpesh apo dhe te jene te perditshme sidomos gjate stines turistike. Pjesemarresit te lejohen e te mundesohen te ngrejne tenda e "kasolle" te perkohshme ne mjediset me te pershtatshme si sheshet kryesore, rruget anes detit, liqenit, plazheve etj. Le t'jua perziejne barkun keto ngrehina gjithe atyre me ndjenja te larta estetike, autore te rrenojes arkitekturale qe eshte sot Shqiperia. Rendesi ka te ringjallet veprimtaria, te gelojne qytetet, te zbaviten te ardhurit.

Tipari me I domosdoshem eshte pjesemarrja e te ardhurve duke ju demonstruar, shpjeguar e mesuar si te kendojne nje iso, vallezojne nje valle te lashte, gatuajne nje gje te vecante, bejne nje fyell, pizge e qindra sende te tjera qe shqiptari I ka bere me mijera vjet me rradhe. Mund tu ofrohen veshje popullore per te vallezuar e fotografuar (ne cdo plazh amerikan ka dyqane fotosh te vjetra ku mund vishesh si kauboj apo indian e te te bejne nje foto daleboje si te atyre koheve), incizimi i isos a kenges, video e valles, fyelli (papucet, festja e kesula, shpata) i bere (i parapergatitur ose i perfunduar me vone nga mjeshtri). Qyteti i Williamsburg te shtetit te Virxhinia eshte ruajtur e ringritur e kthyer ne nje pike kryesore te turizmit kulturor ne Amerike. Gazeta shtypet si 2-300 vjet me pare, karrocat me kuaj qe vertiten ngado behen me dore si atehere, po ashtu armet e veshjet e njerezve te punesuar kudo neper qytetin muze te afte te te rrefejne si profesore te vertete historie. Vizitoret nxiten qe te rradhitin ca shkronja, shtypin nje faqe, apo dhe te rrine me gjate per te mesuar sic duhet e per te bere dicka se bashku

Ne fillim prinderit (shqiptare e te huaj) do paguajne per femijet e me vone mbase marrin pjese dhe vete. Shtepite e pionerit kane qene nje pervoje e pasuri e pacmueshme (qe kam pature mundesine dhe fatin te marr pjese) e cila duhet rikrijuar po mire do te ishte ti nxirrnin aktivitetet ne sheshe e rruge e plazhe atje ku jane njerezit e jo brenda mureve. Ne nje qyteze fare fare te vogel ne bregdetin amerikan pothuajse gjysma e sendeve te muzeut ishte nxjerre ne tavolina buze rruges e vullnetare e punonjes te shpjegonin me kenaqesi e krenari historine e Delaware te poshtem.

Ne mbremje ne breg te liqenit ose detit, ne plazh rreth nje zjarri te madh ku zien rakia e piqet kukurreci (sic eshte kthyer ne veprimtari turistike ne Hawaii pjekja e mishit ne gropen e reres buze detit) e kendohen kenge lloj-lloje vizitoret kenaqen me frutet e punes se tyre me nje vleresim te ri te sapo fituar e te paimagjinueshem me pare per kete vend te lashte, njerez qejflinj, te dashur e te mocem, plot tradita.

Mbase mund te jete veshtire ne fillim se ne shqiptaret qenkerkemi namusqare e te rende. Po nqs ne mund ta "ulim" veten per kafshaten e gojes ne menyra te tilla qe i njohim mire se fundmi, pse jo per ta ngritur veten nje dite te afert kur te njihet se te kujt jane keto valle e te kujt jane keto xhamadane e fustanella, lahuta e iso rrenqethese? Mos e lini paren e beut tjua shuaje kengen o varfanjaket e mi.

Keto lloj veprimtarish kane nevoje per, dhe ndihmojne ne, njohjen dhe mbajtjen gjalle te traditave, historise etj. Po sa e njohim tani historine e qytetit a fshatit tone? Sa mund tja shpjegojme nje vizitori? Cfare ju tregojme te tjereve per vendin tone? Per te kaluaren, te tashmen e te ardhmen? Se goja zbraz cfare ka shpirti. E tani e kemi te renduar e rrefejme rrefenja krimi, korrupsioni, varferie e me rradhe. Lodhemi vete kur degjojme keto e jo me ata qe vijne per tu gezuar e clodhur.

Kohet e fundit eshte kuvenduar, mashtruar, premtuar e mosvepruar ne lidhje me rruget. Disa prej ketyre premtimeve jane bere per rruge qe te cojne ne vende turistike. Per mendimin tim zbulimi, rindertimi, restaurimi, dhe mirembajtja e ketyre vendeve duhen vene perpara infrastruktures. Cfare vlere ka rruga e mire per ne Dardhe te Korces kur kishat (zevendeso ketu qindra vende e objekte historike e kulturore te tjera) u lane te myken, te vidhen, e te shemben? Se pari duhet te jete arsyeja per te vajtur diku e me pas si e qysh (rruge, hotele, restorante, kafene, dyqane dhuratash etj). Ndersa 2-3 vjet mosmirembajtje rrugesh shkakton deme te riparueshme e mosmirembajtja e trashegimise mund dhe ka qene katastrofike per shume objekte te kultures shqiptare.

Wednesday, June 13, 2007

Bush's Watch, Paris Hilton's Sex Tapes and the Great Albania conspiracy

Over the past few years all Albanians in the States and all Americans who know an Albanian have witnessed the phenomenal growth of purely random Albanian references in all but in particular the entertainment media. We're the new Paris Hilton! Let's enjoy it and make sure we never ever lose the spotlight again. Whatever it takes.

Muslims from Fushe-Kruja, sponsored and trained by Al-Qaida in the latest techniques of watch stealing, managed the second greatest hit against America - they stole the President's watch. And it's all part of the Great Albania master plan. See, now America will do Albania's bidding OR the watch gets it! That watch could possibly contain America's nuclear weapons launch codes. There could be no other reason why the State Department denies the FACT that the watch was stolen.

All this attention and we didn't even have to make a sex tape. Wait until we do. It will be on CNN - it seems impossible to compete with the rest of the media whores - ready to fuck anything - cause, country, people - for a bump in ratings and maybe another bump in salary so they can afford a larger engine vehicle and the gas to keep driving it.

Monday, April 2, 2007

Anglishtja në shkolla si stimuluese e zhvillimit


Adri Nurellari
Gazeta Panorama
http://www.panorama.com.al
2 Prill 2007
Shqipëria në këtë periudhë gjendet në një udhëkryq të mirëfilltë zhvillimi. Avantazhet e krahasuara me të cilat vendi ynë mund të konkurrojë janë me të vërtetë të pakta. Iluzionet e dikurshme se kinse urimet natyrore shqiptare ishin një joshje për forcat e huaja perëndimore kanë perënduar prej kohësh që kurse republikat e dala nga Bashkimi Sovjetik kanë filluar të shesin për thërrime buke në tregun botëror polimetalet që gjenden edhe në Shqipëri. Mungesa e politikave fiskale dhe administrative të përshtatshme, mungesa e zbatimit të ligjit, informaliteti i lartë dhe krimi i zhvilluar, nami i keq, vendndodhja në një rajon konfliktual, instabiliteti politik dhe ai i institucioneve, si dhe infrastruktura primitive dekurajojnë çdo investim të huaj dhe bëhen një pengesë vendimtare për zhvillimin e vendit. Nëse bëhet një analizë e përciptë mbi potencialin e zhvillimit të Shqipërisë, i vetmi avantazh i krahasuar i Shqipërisë që del menjëherë në pah është ai demografik, ose më saktë bollëku i burimeve njerëzore.
Shqipëria është shteti me popullsinë më të re në Evropë duke lënë prapa edhe vendet e rajonit dhe në mënyrë të veçantë fqinjët tonë të BE-së. Italinë dhe Greqinë të cilat renditen në top-listën e kombeve më të plakura të botës. Burimet njerëzore shihen sot gjithnjë e me më shumë përparësi si çelës për zhvillimin ekonomik mirëpo ndryshe nga sa mendohet rëndom, kostoja e krahut shqiptar të punës është relativisht e lartë e krahasuar me fqinjët lindorë. E vetmja mënyrë për ta vënë në punë dhe për ta bërë efikase gjithë këtë krah të bollshëm pune është aftësimi dhe kualifikimi i saj. Në këtë linjë vlen shumë për t'u vlerësuar nisma e fundit e ministrisë së arsimit për të nxitur përhapjen dhe konsolidimin e njohjes së gjuhës angleze mes të rinjve shqiptarë.
Përvoja ndërkombëtare e viteve të fundit ka dëshmuar se njohja e anglishtes është vendimtare për rritjen e aftësive konkurruese në tregun botëror të burimeve njerëzore. Mjafton të shihet sesi ekonomia e Indisë është duke ecur përpara me rritëm galopant falë mes të tjerave, edhe cilësisë së burimeve njerëzore dhe domosdoshmërisë së njohjes së kësaj gjuhe për punësimin në sektorin e shërbimeve. Dihet qartë tanimë që ekziston një lidhje e fortë midis zhvillimit ekonomik dhe komunikimit duke pasur parasysh problemin e madh qe sjell larmia e gjuhëve që fliten në botë për komunikimin dhe krijimin e marrëdhënieve të shëndosha. Në një botë gjithnjë e më globale, njohja e anglishtes sjell një avantazh të krahasuar shumë të rëndësishëm pasi gjuha angleze, për shkak të faktorëve të ndryshëm historik është përdorur tashmë gjerësisht në gjithë botën si ura e artë që lidh njerëzit që u përkasin kombeve, racave apo feve të ndryshme. Zgjerimi i pandalueshëm i tregut ndërkombëtar lë të kuptojmë se që të zhvillojmë ekonominë shqiptare duhet të jemi sa më të përgatitur për të, dhe njohja masive e gjuhës angleze është një ndër hapat kryesore.
Edhe po të shihet Evropa vihet re një lidhje jo rastësore midis nivelit ekonomik dhe njohjes masive të anglishtes. Bota skandinave e ka gjuhën angleze si gjuhë të dytë amtare kurse tigri keltik, Irlanda e ka pasur njohjen e anglishtes si një ndër faktorët kryesor të boom-it ekonomik të dekadave të fundit. Nuk është e rastit që kohëve të fundit vendet që thithin me shumë investime të drejtpërdrejta të huaja janë vendet ish koloni të Britanisë si India e Pakistani, ku anglishtja është si gjuhë zyrtare. Shumë biznese perëndimore, sidomos në sektorin ë shërbimeve (ku janë të angazhuar edhe shumica e shqiptarëve), është duke u transferuar në këto vende duke përfituar nga lehtësirat që ofrohen nga njohja e anglishtes. P.sh. nëse në Britani i bëhet një telefonatë një operatori telefonik, ka shumë gjasa që të komunikojë me një indian apo pakistanez, pasi ky biznes është transferuar pothuaj i gjithi nga Britania në gadishullin indian. Masivizimi i njohjes se anglishtes nga shqiptarët mund të bëhet lehtë, duke ditur që ne jemi një komb që kemi disi prirje për mësimin e gjuhëve të huaja.
Futja masive e detyruar e njohjes së anglishtes në shkollat tona ka për të sjellë një ndryshim rrënjësor në cilësinë e shkollës dhe burimeve njerëzore shqiptare. Duke qenë gjuha kryesore e komunikimit ajo është e nevojshme edhe për qarkullimin dhe shkëmbimin e shpejtë të informacionit shkencor, artistik dhe kulturor. Literatura që gjendet në anglisht është shumë e pasur dhe influencuese dhe mbledh përvojën e ardhur nga njerëz prej shumë vendesh. Flitet se mbi 60% e diturive të botës gjenden në qarkullim në anglisht. Anglishtja është gjuha e interneti dhe shumica dërmuese e informacionit të postuar online është në anglisht. Anglishtja mes te tjerash gëzon edhe fatin që është një gjuhë me hapësirë të gjerë që lejon njerëzit të shprehin lehtë krijimet dhe imagjinatën e tyre si dhe të komunikojnë me të tjerët në një mënyrë shumë efikase. Për më tepër zhvillimet kryesore shkencore në shekullin e njëzetë u arritën në vende anglofone si Britania dhe Amerika dhe për rrjedhoje anglishtja ka fituar në një farë mënyre të drejtën për tu konsideruar gjuha amtare e shkencës.
Botimet anglisht nuk po përkthehen më në gjuhen kombëtare as në vende me gjuhë të konsoliduar dhe të përhapur si Gjermania pasi pritet që komuniteti shkencor ta zotëroje tashmë këtë gjuhë. E jo më të pritet që botimet të përkthehen në një gjuhë të kufizuar dhe aspak të përhapur me treg shumë të vogël si shqipja, Nuk do të kishte nevojë për të përkthyer tekste mësimore nga jashtë apo për të improvizuar të tilla nga pedagog shqiptarë por mund të përdoreshin drejtpërdrejtë tekstet më cilësore dhe më popullore që përdoren në SHBA ose në Britani. Për rrjedhojë zotërimi i gjuhës angleze jep mundësinë e shfrytëzimit të një gamë të gjerë burimesh dhe do të ndihmonte në rritjen cilësore të burimeve njerëzore në Shqipëri sidomos në nivelet e avancuara kërkimore shkencore. Njohja e anglishtes do të nxiste shkëmbimet ose bashkëpunimet akademike ndërkombëtare si dhe shfrytëzimin maksimal të teknologjisë së informacionit. Kështu studentët dhe kërkuesit shkencorë mund të përdorin faqet e shumta dhe të mbushura me informacion në anglisht, bibliotekat gjithnjë e më të mëdha dhe të përdorura elektronike si jstor, questia apo ebsco, kurset online dhe videokonferencat që mund të realizohen nga interneti. Bile do të bëhet e mundur organizimi i kurseve të përbashkëta universitare dhe pasuniversitare me institucione të tjera të huaja, një praktikë kjo goxha e përhapur në vitet e fundit në Evropë.
Njohja e mirë e anglishtes do të rriste edhe mundësinë për mobilitetin shkencor pasi më shumë studentë do të mund të shkonin për shkëmbime shkollore ose për studime të mëtejshme në perëndim. Dhe anasjelltas, ne mund të tërheqim kërkues apo studentë të cilët janë të interesuar për rajonin apo kulturën shqiptare. Nxitja e përhapjes së anglishtes në shkollat shqiptare do të bëj të mundur gjithashtu ftesën ose përfshirjen në shkollat tona të pedagogëve ose ekspertëve të huaj për fusha shkencore për të cilat nuk ka ekspert ose përvojë në Shqipëri. Mungesa e ekspertizës për degë apo profile të caktuara, sidomos të shkencave shoqërore dhe atyre të aplikuara, ka bërë që të angazhohen në to individë që nuk kishin kurrfarë profilizimi në këto degë apo profile. Nuk është aspak e rrallë që i njëjti pedagog të detyrohet të japë tre katër lëndë mësimore të ndryshme që nuk kanë lidhje me njëra tjetrën dhe nuk kanë lidhje me specializimin e pedagogut në fjalë. Futja e lëndëve ose kurseve në anglisht do bëj të mundur që në Shqipëri të japin mësim pedagogë të përgatitur nga perëndimi që do të sjellin jo vetëm ekspertizë të azhornuar dhe cilësinë më të lartë të informacionit dhe didaktikës por do të lejonin specializimin në pak profile të pedagogëve të tjerë dhe ç'është më e rëndësishmja do të sillnin një konkurrencë shumë të shëndetshme në shkollat tona.
Kjo nismë ka hasur tashmë kundërshtime nga individë të ndryshëm konservatorë të botës akademike shqiptare cilët kanë frikë se ballafaqimi i studentëve me literaturën, ekspertizën dhe burimet cilësore perëndimore që gjenden në anglisht do të nxjerrë në pah mediokritetin, injorancën dhe prapambetjen e tyre. Ballafaqimi me tekste mësimore dhe me literaturën më të fundit për degë të ndryshme shkencore kanë për të demaskuar sharlatanizmin e shumë pseudo akademikëve që hiqen me të madhe si baballarë të shkencave në Shqipëri por që në të vërtetë janë shumë larg debateve më moderne dhe të përditësuara të fushave ku janë specializuar. Për mos të thënë pastaj që shumë prej këtyre profesorëve të ndryshkur i kundërvihen masivizimit të anglishtes pasi kanë frikë se do të zbulohet fakti që shumë nga botimet, punimet apo studimet e tyre janë thjesht plagjarizma, të përkthyera me ngut e zor nga studentët e tyre. Prandaj një avantazh tjetër i njohjes masive të anglishtes është pikërisht eliminimi i monopolit të diturisë që mbahet nga profesorët e ndryshëm dhe pajisja e studentëve me mundësi alternative për të shtënë në dorë informacion si dhe me një mjet presioni për të nxitur pedagogët e tyre që të ecin me hapin e kohës dhe të respektojnë integritetin akademik.


CONFIDENTIALITY STATEMENT. The information contained in this e-mail message, including attachments, is the confidential information of, and/or is the property of, Vanguard. The information is intended for use solely by the individual or entity named in the message. If you are not an intended recipient or you received this in error, then any review, printing, copying, or distribution of any such information is prohibited, and please notify the sender immediately by reply e-mail and then delete this e-mail from your system.

Monday, March 26, 2007

Rrenimi i Monumenteve Kulturore te Parkut Kombetar te Prespes


26 Mars 2007, Gazeta Panorama http://www.panorama.com.al
Guroret pranë fshatit Tren në rrethin e Devollit po dëmtojnë zbulimet e vjetra arkeologjike dhe shpërfillin pasuritë arkeologjike ende të pazbuluara.

Alarmin e japin banorët e zonës dhe arkeologu i vjetër korçar, Skënder Aliu. Sikur të mos mjaftonte ky fakt, në zonën rreth vlerave arkeologjike të fshatit Tren, natyra ka derdhur edhe bukuri të rralla natyrore, që përbëjnë një resurs turistik, por që po dëmtohet nga firmat ndërtuese që kanë ngritur në këtë mjedis guroret dhe furrat e gëlqeres së tyre. Përgjatë rrugës që të çon në fshatin Tren të tërheqin vëmendjen shpellat karstike në Grykën e Ujkut, tre nuset e ngurtësuara dhe shpella e fshatit Tren. Sipas zbulimeve dhe studimeve të arkeologëve kjo shpellë në kohën e lashtë ka qenë e banuar dhe mbart vlera arkeologjike të shumta. Eshtë kjo arsyeja që është shpallur edhe Monument Kulture, ndërsa të tjera vlera flenë në nëntokën e kësaj treve ku përfshihet edhe liqeni i Prespës së Vogël. Duke qenë pjesë e Parkut Kombëtar të Prespës, e shpallur si e tillë në shkurt të vitit 2000, për këto vlera jo vetëm që nuk është investuar për gërmime e zbulime të reja, por aty nuk po zbatohet mbrojtja nga shteti. Në vend që pushteti vendor t'i shfrytëzojë si burim për zhvillimin e turizmit, realiteti flet ndryshe. Firma ndërtimi dhe biznese të licencuara e të palicencuara po dëmtojnë këto pasuri. Prej dy vjetësh guroret e furrat e gëlqeres që janë ndërtuar aty, po shkatërrojnë edhe pasuritë e tjera arkeologjike dhe natyrore. Banori i fshatit Tren, Vangjush Mati thotë se përballë liqenit ishin disa kodra të bukura, por që u rrafshuan nga firmat që përdorin shkëmbinjtë e zonës për prodhimin e inerteve. "Buzë rrugës automobilistike, tek Troku, po ndërtohet një gurore tjetër. Nuk di se kush u jep lejë për të ndërtuar gurore këtej nga ne, por them se është krim të dëmtosh këtë natyrë kaq të bukur". Ndërsa arkeologu i vjetër Skënder Aliu shton se pranë Shpellës së Trenit ka qenë edhe një kala, rrënojat e së cilës nuk janë studiuar. "Fatkeqësisht këto vlera po keqpërdoren dhe tronditen nga shpërthimet e dinamitit të guroreve dhe furrave të gëlqeres. Ndërsa vetë Shpellës së Trenit i është dëmtuar hyrja". Sipas tij, turistë vendas dhe të huaj tregojnë interes për këtë monument kulture shumë të vjetër dhe është me interes përgatitja e saj për t'u vizituar, por askush nuk po e vlerëson këtë fakt, që është me shumë interes për zhvillimin e turizmit në këtë zonë, ku natyra ka derdhur bukuri të rralla. Disa vjet më parë një tjetër dëm iu shkaktua liqenit të Prespës së Vogël, uji i të cilit u shfrytëzua për ujitjen e Fushës së Korçës, ndërsa liqeni u mbush me ujin e lumit Devoll, duke i shtuar tonelata aluvionesh. Tashmë, dëmi po i shkaktohet pasurive arkeologjike, me veprimtaritë e guroreve e furrave të gëlqeres të ndërtuara aty.



CONFIDENTIALITY STATEMENT. The information contained in this e-mail message, including attachments, is the confidential information of, and/or is the property of, Vanguard. The information is intended for use solely by the individual or entity named in the message. If you are not an intended recipient or you received this in error, then any review, printing, copying, or distribution of any such information is prohibited, and please notify the sender immediately by reply e-mail and then delete this e-mail from your system.

Wednesday, March 21, 2007

Rruget e vdekjes


nga Ritvan Dibra
per gazeten Panorama
Nga 310 kilometër rrugë rurale, asnjë pëllëmbë asfalt nuk të zë syri, nuk ka asnjë sinjalistikë rrugore apo elementë mbrojtës anës rrugës, që të evitojnë ndonjë fluturim në humnerë. Në rrugët malore të Shkodrës numërohen rreth 118 aksidente me vdekje të ndodhura në kohë të ndryshe dhe rreth 215 pika të rrezikshme, që nuk kanë asnjë element sigurie. E të gjitha këto aksidente kanë emëruesin e përbashkët, përfundimin në greminë. Njerëzit që udhëtojnë në rrugët malore të Shkodrës, duhet të sigurojnë mirë automjetet para se të nisen për udhëtim një defekt mjaft i lehtë mund të behet shkak për një aksident tragjik, pasi nuk ka strukturë mbrojtëse në asnjë metër rrugë. Nëse në vendin ku ka ndodhur aksidenti tragjik ku humbën jetën pak ditë më parë 10 persona, do të kishte bordurë mbrojtëse anës rrugës mbase ngjarja nuk do të kishte ato pasoja. Ndërkohë njerëzit dhe banorët që udhëtojnë drejt zonave malore ndihen të frikësuar, më tepër se çdo zonë tjetër, banorët dhe shoferet e zonës së Dukagjinit janë ato që ndiejnë më shumë pasigurinë në këto rrugë, njerëzit nga Dukagjini u duhet të zbresin në Shkodër thuajse për çdo gjë, pasi atje nuk ka asgjë. Furgoni i parë që hasim është nisur për në Shalë të Dukagjinit. Shoferi është i përqendr-uar vetëm te rruga; pasagjerët, që me duar janë shtrënguar fort pas sediljeve të furgonit, sytë nuk ia ndajnë asnjë moment shoferit, teksa po merr kthesën fare pranë një humnere. Herë pas here flasin për ankthin që kalojnë udhëtarët në këto anë. T'i pyesësh për rrugën bën gabim, pasi iu shtohet frika më shumë. Furgoni është mbushur plot; bie në sy një grua e veshur me të zeza. Ajo quhet Marie dhe ka një fëmijë 4- muajsh në djepin që e mban në prehër. Mësojmë se ka ardhur në Shkodër për një vaksinë që i duhej bërë fëmijës. Me kokën ulur ajo sqaron se: "Kam fëmijën 4-muajsh. Kjo rrugë është e vështirë për të rriturit, jo më për foshnjat. Por jemi të detyruar pasi na mungon mjeku, na mungon gjithçka", shprehet ajo për gazetën. Një tjetër pasagjer në furgonin që udhëton për në Dukagjin shprehet: "Kemi shume frikë të udhëtojmë, sidomos pas ngjarjes tragjike që ndo-dhi në këtë rrugë. Jemi tepër në ankth deri sa të shkojmë në shtëpi. Kjo rrugë e tëra është buzë greminës dhe anës rrugës nuk ka asnjë bordurë mbrojtëse. Ishalla na ruan zoti në këto rrugë, por nëse shteti nuk vë dorë, të tjera tragjedi kanë për të ndodhur". Për shoferët e kësaj rruge, udhëtimi bëhet disa herë  më stresues, pasi kanë në dorë jetë njerëzish. Marku, shoferi i fugonit që është nisur për Dukagjin shprehet se: "Këtu vetëm nga halli lëvizet, se po të ishte shteti shtet, këto rrugë duheshin mbyllur për t'u cilësuar të pakalueshme. Por, duke qenë se shteti ynë nuk është në gjendje të bëjë një rrugë si duhet, atëherë njerëzit detyrohen të rrezikojnë për të përmbushur nevojat e tyre. Këtu jetojnë me mijëra banorë dhe pa rrugë nuk ka jetë. Ne lëvizim me shumë frikë, pasi ecim në një rrugë me një kalim, pa sinjalistikë, mes shkëmbinjve, buzë humnerave. Në këto rrugë maksimumi mund të ecet me 30 kilometër në orë dhe i vetmi rrezik për aksidente është defekti ose ndonjë i papërgjegjshëm që pi alkool", përfundon shoferi, që vazhdon të duket i tensionuar në timon. Furgoni vazhdon rrugën e gjatë i shoqëruar gjatë gjithë kohës poshtë nga humnera, ku ka shtratin lumi Kir dhe sipër nga maja të thepisura malesh.


CONFIDENTIALITY STATEMENT. The information contained in this e-mail message, including attachments, is the confidential information of, and/or is the property of, Vanguard. The information is intended for use solely by the individual or entity named in the message. If you are not an intended recipient or you received this in error, then any review, printing, copying, or distribution of any such information is prohibited, and please notify the sender immediately by reply e-mail and then delete this e-mail from your system.

Wednesday, March 14, 2007

taneve burg atyre ... mbase gradat?!


marre nga www.panorama.com.al ...
Policia e Tiranës tha dje se ka identifikuar autorët dhe pjesëmarrësit e djegies së flamurit grek dhe se është vënë në kërkim të tyre për t'i vënë në pranga dhe dorëzuar para drejtësisë, me akuzat e "veprimeve fyese ndaj himnit dhe flamurit" bazuar në nenin 229 të Kodit Penal shqiptar dhe kapitullit për "Krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera".

Videoja në Greqi
Vetëm pak orë pas ngjarjes së ndodhur në Tiranë, janë bërë të ditura dje në Athinë rezultatet e hetimeve rreth videos me këngë antishqiptare të ushtarëve grekë. Burime nga Ministria e Mbrojtjes në Athinë u kanë thënë mediave, se ushtarët që kënduan këngë raciste kundër Shqipërisë dhe Turqisë mund të shpëtojnë nga ndjekja penale, pasi nuk janë më në strukturat e ushtrisë.

Sipas hetimeve, stërvitja në të cilën është regjistruar videoja është zhvilluar jo shumë larg kufirit Greqi-Shqipëri, në pranverën e vitit 2006. Gjithsesi organet ushtarake greke kanë ngritur tashmë padinë për komandantin, shefin e stërvitjes dhe një rreshter të skuadrës së forcave speciale që këndoi këngën antishqiptare gjatë stërvitjes. Ata rrezikojnë edhe gradat ushtarake.



CONFIDENTIALITY STATEMENT. The information contained in this e-mail message, including attachments, is the confidential information of, and/or is the property of, Vanguard. The information is intended for use solely by the individual or entity named in the message. If you are not an intended recipient or you received this in error, then any review, printing, copying, or distribution of any such information is prohibited, and please notify the sender immediately by reply e-mail and then delete this e-mail from your system.

Monday, March 5, 2007

Grekët rrahin familjen e Bushit. Sulmuesi: Policia s?ndërhyri kur tifozët goditën familjarët

Lajmet e këqija nga Greqi nuk kanë të sosur. Skandali i dytë pas thirrjeve
të ushtarëve grekë kundër Shqipërisë ka ndodhur në shkallët e stadiumit
të Selanikut, në Greqi.

Këtë radhë objektivi i tifozëve nuk ka qenë Alban Bushi, por familjarët e
tij, të cilët kanë rënë pre e dhunës dhe e sjelljeve shtazarake të
ultrasve të Iraklisit. Gjithçka ka ndodhur kur sulmuesi shqiptar ka shënuar
golin e vetëm të ndeshjes së djeshme Iraklis-Apollon Kallamaria, që u fitua
0-1 nga kjo e fundit falë golit të Bushit në minutën e 84. Kaq ka mjaftuar
që disa ultrasë të Iraklisit t?i hakërrehen prindërve dhe bashkëshortes
së futbollistit duke ushtruar dhunë fizike mbi ta duke i gjuajtur me shkelma
dhe grushte për disa minuta. ?Ishte shokuese, ? ka thënë Bushi për
?Panorama Sport?. ? Në vend që të festoja, në ato momente pashë
familjarët e mi që u goditën nga tifozët. Ky ishte kulmi, aq më tepër që
forcat e Rendit thuajse nuk reaguan fare, por lejuan që ata të goditeshin për
disa minuta?. Futbollisti ka parë me sytë e tij nga fusha se si prindërit
dhe bashkëshortja e tij kanë rënë pre e dhunës së ultrasve grekë dhe
çdo gjë i ka kaluar limitet teksa ka parë forcat e policisë së Selanikut,
që kanë bërë ?sehir? për disa minuta, ndërkohë që njerëzit e
afërt të futbollistit keqtrajtoheshin. ?Ishte një ndeshje shumë e
rëndësishme për sa i përket mbijetesës së këtyre skuadrave në
Superligë. Prindërit e mi ndodheshin këtu prej dy ditësh dhe duke parë
rëndësinë e ndeshjes, vendosën që të vinin edhe ata në stadium. Çdo
gjë ka qenë normale deri në minutën e 84-ët të ndeshjes, kur unë
shënova gol. Kuptohet, ndonjë sharje spontane nga shkallët e stadiumit nuk
mungoi, por kjo është normale në kësi ndeshjesh. Gjithçka ndodhi kur unë
shënova golin, sepse familjarët e mi të gëzuar bërtitën ?Gol? dhe
filluan të gëzonin, gjëja më e zakonshme që mund të bëjë një njeri
normal në ato momente. Kjo ka irrituar ultrasit e Iraklisit, të cilët
kapërcyen hekurat ndarëse të stadiumit dhe shkuan të qëllonin të afërmit
e mi. Aty gjendeshin prindërit, bashkëshortja dhe disa miq e shokë të mi,
gjithsej rreth nëntë vetë. Skandaloz ishte edhe fakti që policia nuk
ndërhyri fare për disa minuta dhe i lejoi tifozët që gjuanin familjarët e
mi?, ka thënë futbollisti. Situata ka degjeneruar më pas në thirrje dhe
në fyerje raciste, dhe gjërat janë komplikuar edhe më shumë kur ka
përfunduar ndeshja. Të afërmit e lojtarit nuk kanë mundur dot që të
shkojnë tek makina e tyre dhe janë detyruar që udhëtimin nga stadiumi deri
në lagjen tjetër të Selanikut ta bëjnë me autobusin e skuadrës së
Kallamarisë. ?Situata degjeneroi në fund të ndeshjes, sepse familjarët e
mi nuk po arrinin që të shkonin tek makina e tyre. Atëherë, duke parë
turmën tejet të irrituar, përgjegjësit e sigurisë në stadium vendosën
që t?i hipnin në autobusin e skuadrës time, derisa dolëm nga zona e
stadiumit të Iraklisit?, ka thënë Bushi.

IHT.com Article: Video allegedly of Greek soldiers singing anti-Albanian song denounced in Athens, Tirana

This IHT.com article has been sent to you by: ebice@seas.upenn.edu
This clearly reflects EU\'s and NATO\'s high standards. Only the best make it in. Neo nazism in France - well that\'s just democracy ... War mongering Serbia - but they\'re sacrificing the cradle of their nation ... cultural, educational, and economic repression of Albanians in Greece - ehh that\'s just internal affairs
------------------------------------------------------

Video allegedly of Greek soldiers singing anti-Albanian song denounced in Athens, Tirana
The Associated Press


The Albanian government on Monday urged Athens to address anti-Albanian prejudice among its military ranks, after Greek soldiers were shown in an Internet video allegedly singing a song with derogatory words about Albanians.

http://www.iht.com/articles/ap/2007/03/05/europe/EU-GEN-Albania-Greece-Prejudice.php

Wednesday, February 28, 2007

With Neighbors Like These Who Needs ...


I tend to sample random news about Albania view Google News every now and then. And every time the second or third ranked site is Serbianna.com. I queried Google News via 'Albania site://serbianna.com' and below is a listing of just the last two or so weeks.
But actually visiting the site itself and really taking it all in is quite an experience: " World Court ruling clears Milosevic of war crimes", "The Albanian Role in the Holocaust", " Kosovo Albanian declaration of war on the UN", ...

--------------------
Albanian serial killer dismembered women in US, Belgium, Albania
Serbianna.com, MI -
Feb 25, 2007
Police suspect that a woman whose body was discovered in Albania shortly after Tulja's return to the region, and who has never been identified, ...

Albania vote seen as measure of progress toward democracy
Serbianna.com, MI -
Feb 19, 2007
TIRANA, Albania-Albanians were voting in local elections Sunday and thousands of observers were on hand to monitor them, seen as a crucial measure of ...

5 Albanian soldiers injured in explosion
Serbianna.com, MI -
Feb 25, 2007
TIRANA, Albania-A shell exploded at a former military base in northern Albania on Saturday, injuring five soldiers, a television station reported. ...

Explosive damages restaurant in Albania where opposition leader dined
Serbianna.com, MI -
Feb 16, 2007
TIRANA, Albania-An explosive device damaged a restaurant in the Albanian capital Thursday, only minutes after the opposition Socialist Party leader and ...

Albania in two-hour total blackout
Serbianna.com, MI -
Feb 6, 2007
TIRANA, Albania-The whole of Albania was left without power early Tuesday morning due to a defect in a transmission line importing power from neighboring ...


NY Police work nabs Albanian serial killer
Serbianna.com, MI -
Feb 23, 2007
Police in Belgium and Albania investigating the killings of several women in those countries consider Tulja a suspect in the cases, the spokeswoman said. ...

NYPD Tip Leads to Arrest of Albanian
Serbianna.com, MI -
Feb 23, 2007
The dismemberment killings of two women in Albania, he noted, echoed the 1990 beating and dismemberment of a Bronx widow. Osorio's observation has now led ...

Observers Find Shortcomings In Albanian Local Elections
Serbianna.com, MI -
Feb 20, 2007
TIRANA ( AP )International observers of Albania's local elections said Monday that they had found procedural shortcomings that disenfranchised many eligible ...

Car thieves and smugglers arrested in Montenegro
Serbianna.com, MI -
Feb 20, 2007
...
Montenegro-Police said Tuesday they had broken up a crime gang that stole dozens of cars in western Europe and smuggled them to neighboring Albania. ...

Independence: Kosovo Albanian Criminal Enterprise
Serbianna.com, MI -
Feb 11, 2007
Natural Albania, deemed by the Economist a good thing, is a free-zone for Albanian criminals infiltrating 4 Balkan states: Montenegro, Greece, ...



CONFIDENTIALITY STATEMENT. The information contained in this e-mail message, including attachments, is the confidential information of, and/or is the property of, Vanguard. The information is intended for use solely by the individual or entity named in the message. If you are not an intended recipient or you received this in error, then any review, printing, copying, or distribution of any such information is prohibited, and please notify the sender immediately by reply e-mail and then delete this e-mail from your system.

Saturday, February 10, 2007

Amazon Double-Dipping

And we complain that back in Albania people are trying to make their money fast!

I bought a book for class a while back and it's been sitting on my shelf while I have to keep borrowing books from the library only to have dipshits recall them instead of getting them from another library where they're probably gathering dust. But that's a different topic.

So I sign up to sell it at Amazon and right at the f**ing end I find out they want $11+ out of $60+ ... that's 20% you (Amazon/Bezos) assholes! And I bought the book new from you so you probably already made 20%+ ... How much did you pay the publisher and how much did the publisher pay the authors who lost their minds over it.

Where the f** is the Napster equivalent for shit like this! It's coming, it's coming .. and don't you greedy f**ers whine then ...


Need a quick answer? Get one in minutes from people who know. Ask your question on Yahoo! Answers.

NATO kërkon të shohë që Shqipëria ka një program reformash, që është i përqafuar nga të tërë",- tha DiKarlo

In a gist, Rosemary DiCarlo, Deputy Assistant Secretary of State, said that "NATO wants to see that Albania has a program of reforms that is embraced by everyone" !!! Ok so it doesn't sound too crazy now does it? Well, the country this lady represents has not had consensus on ANYTHING for as long as it's been in existence. And since I get my news from The Daily Show with Jon Stewart - a few days back Congress could not even agree to DISCUSS a particular item .. let alone agree on the item itself .. And now the US demands that everyone agree on the REFORMS before Albania is considered for NATO membership. These are reforms godamnit .. and plenty of people have every right to oppose them ... Well enough with the carrot ... show us the stick! This administration seems to be able to do at least that well.

US Senate to consider draft bill in support of Adriatic Charter countries' NATO bids

09/02/2007

WASHINGTON, United States -- A draft bill backing offers of NATO membership to Georgia, Albania, Croatia and Macedonia was submitted to the US Senate on Tuesday (February 6th). The document was prepared by Republicans Richard Lugar and John McCain, along with Democrat Joseph Biden. The draft resolution suggests that accepting the four countries in NATO would strengthen security and stability in Europe, and stipulates the exact amount of US financial assistance each would receive to help implement defence and political reforms. (MIA, MRT, Imedinews, The Georgian Times - 08/02/07; Albanian News - 7/02/07)

SHBA: Zgjedhjet e lira, vendimtare për integrimin e vendit

Sipas DiKarlos, thelbësor është mirëkuptimi ndërpartiak, për të mundësuar kryerjen e reformave dhe procesin anëtarësues të Shqipërisë në NATO. "Jam shumë e gëzuar, që një marrëveshje për zgjedhjet u arrit me konsensus dhe ajo është çështje e rëndësishme. Për të gjitha çështjet e rëndësishme duhet konsensus dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme. Duhet të ketë një vizion të përbashkët për të ardhmen e vendit. Reforma e vërtetë e vendit do të ndihmojë të gjithë qytetarët. Nevojitet ndërmarrja e disa reformave, ku zgjedhjet e ndershme e të lira janë të rëndësishme, çështje që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, gjyqësori, lufta ndaj krimit të organizuar e korrupsionit. E rëndësishme është ekzistenca e një konsensusi midis partive, për çështje që janë të rëndësishme për tërë vendin. NATO kërkon të shohë që Shqipëria ka një program reformash, që është i përqafuar nga të tërë",- tha DiKarlo.



We won't tell. Get more on shows you hate to love
(and love to hate): Yahoo! TV's Guilty Pleasures list.

Friday, February 9, 2007

Testing Email Post


My understanding is that sending email to edi_bice dot qyqja_madhe at blogger dot com will post to the blog - hopefully so as I don't really want everyone to have to register
CONFIDENTIALITY STATEMENT. The information contained in this e-mail message, including attachments, is the confidential information of, and/or is the property of, Vanguard. The information is intended for use solely by the individual or entity named in the message. If you are not an intended recipient or you received this in error, then any review, printing, copying, or distribution of any such information is prohibited, and please notify the sender immediately by reply e-mail and then delete this e-mail from your system.

Why and what - Pse dhe cfare?

Se pari 'why'.

I'm fed up with the newspaper bullshit - both Albanian and otherwise. I want to say exactly what I want to say when I want to say it. "Mergata e Qyqeve" is loosely translated as "The Migration of the Owls" but the connotation is more along the lines of the community of the migrated owls.

Se dyti 'what'.

Anything and everything. I'm Albanian - Jam Shqiptar! and therefore it may end up being all about Albania. From the perspective of a "qyqe e merguar" - so there will be a lot of bitching about all the bullshit we all go through. And the bullshit all the ones we left behind go through.

Se treti 'how'.

However you want it. Say it in English, thuaje ne Shqip, say it anyhow. It is what it is, we are who we are - it's a messed up world. Fol Shqip! Yes, but I've made it a point as far back as I can remember to not speak Albanian in the presence of someone else who does not understand it.

To each his own. Vive le difference!