Berisha ka nevoje per Ritalin !! Ky lloj ilaci ju jepet individeve (zakonisht femije) qe kane mungese perqendrimi dhe teprice veprimi (ADHD). Po mbase ai thjesht e ka nga deshira e papermbajtur per tja zgjidhur te gjitha hallet popullit sa me shpejt.
S'merret vesh se cilit popull ama! Plehrat jane shume problem ne Shqiperi po ideja madheshtore ishte te mblidhnim e sillnim plehrat italiane e ti groposnim ne rrethinat e Tiranes. Shqiperia ngeli me kandila po jo ne duhet te mendojme per popullin mik italian qe e keputen cmimet e larta energjitike. Eneli, gjigandi energjitik italian, po na vjen ne ndihme me ne fund duke ndertuar nje kryeveper me teknologjine me te fundit dhe sipas standarteve europiane (qe nuk e di pse nuk pranohen nga populli i vendeve ku miratohen). Shqiperia ka miniera e miniera qymyri qe u bene qymyr duke pritur te bejne qymyr. Jo bre pse te lodhemi ne kur fap na e jep italiani qymyrin e gatshem. Shume bukur pra, importojme qymyrin dhe tymrat e kanceret, dhe eksportojme energjine e lire per popullin e mire italian. I mire eshte dreqi, po jo me i mire se toni ore trapa!!!
E bomba e fundit e Berishes domosdo qe do ishte atomike. Se perparon shkenca e doktorit me hapa gjigande. Tani jo se kam ndonje gje kunder shkences atomike, po ngadale bre burre ngadale! Aj te zgjidhim nje e nga nje ato qe zgjidhen lehte ne fillim e pastaj duke ja marre doren le te zgjidhim ato ushtrimet me yll ne fund te kapitullit. Apo ju doktor i dashur nuk keni patur nevoje ndonjehere per te zgjidhur ato problemet fillestare ne fillim!!??
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment