Thursday, December 27, 2007

Pa drite e uje per memedhene

Ne vazhdimesi te shkrimit te meparshem po permend disa prej ushtrimeve fillestare qe doktor Berisha e yllka e dalluar Nano do benin (ose do kishin bere) mire te zgjidhnin ne fillim:

- Rritja e perdorimit te alternativave to energjise elektrike

Alternativa kryesore, me e kapshme, me e gatshme dhe me e lire ISHTE lenda drusore -- tani nuk eshte me as e gatshme as a e lire po eshte e qarte si funksionon tregu (oxhaqet romantike me dru jane zevendesuar me ato me gaz dhe te druvaret e Amerikes). Gazi i lenget eshte pak i ngurte te pakten ne tregun shqiptar ose shume i lengshem nqs behet fjala per cmimet. E pikerisht ketu mund te nderhynte lehte qeveria duke ulur taksat e tarifat ne minimum (zero!) ne menyre qe tregu te funksiononte sa me mire (rritej fitimi, dynden tregtaret).

- Rrjeti i shperndarjes se energjise

Pak me largpames do te ishte mbeshtetja fiskale e cdo investimi ne rrjetin e shperndarjes qe te pakten ndertimet e reja te lidheshin me rrjetin e gazit. Mbase i vete mendja ndonjerit te fute dhe ca tuba gazi te lengshem ne kanalet qe hapen e mbyllen perdite. Qe Shqiperia do lidhet nje dite me rrjetin nderkombetar te gazit nuk eshte per tu dyshuar fare -- ceshtja eshte kur, kush dhe pse. Mungesa e cfaredo rrjeti shperndarje do bente qe rrjeti thjesht te tranzitonte Shqiperine me destinacion Europen. Prania e rrjetit do rriste gjasat qe nje ndermarrje e tille te behej nepermjet Shqiperise (dhe jo Greqise apo Serbise etj. etj.) sepse futej ne llogari dhe tregu shqiptar.

- Burimet vendase te energjise

Perse cdo qeveri shqiptare ngulmon ne projekte madheshtore nderkohe qe vepra qe i kane kushtuar popullit shqiptar djerse, mund, pse jo dhe gjak lihen te ngordhin qe te vijne sorrat e ti cukitin?

* Nafta

Ne artikullin e meposhtem (2004) detajohen se si qeveria dhe drejtoria gjeniale e naftes shqiptare ia falen Patosin firmes 1 personeshe kanadeze te perbere nga inxhinjeri i ri Richard Wadsworth i punesuar nga nje firme tjeter po ne kete fushe nafte -- shkurt firma-inxhinjer mori te drejten e 95% te naftes qe do nxirrte me teper se cfare nxirreshe .. nivel i cili ishte ne piken me te ulet te shekullit besoj:

http://www.321gold.com/editorials/moriarty/moriarty100404.html

"""Albpetrol signed a deal with Bankers Petroleum this past June 19th whereby Bankers Petroleum would take control of 28 oil wells immediately in Albania at Patos Marinza. In return for a $2 million work commitment, Bankers Pete would take control of a number of oil wells at the field. Banker Pete gets 30% of the existing production and 95% of all increase in production from the wells under their control.
Albpetrol gets 70% of all existing production and a 1% override on all increase in production increasing to 5% override when Bankers Pete has recouped their initial investment.
The deal is working for everyone. Since June, by spending an average of $50,000 per well to optimize production, Bankers Pete has brought 25 wells on line and is netting 1,200 barrels of oil a day. Bankers Pete anticipates production of about 1.25 million barrels per year by the end of 2005.
It's a good time to be in the oil business, especially when someone will hand you dozens of wells and allow you to keep 95% of what you can increase in production. It's a brilliant move by Albpetrol and obviously by Bankers Pete whose shares have rocketed from $.45 in late August to $.65 today. The word is getting out and volume was a blistering 1.2 million shares this past Friday."""

E sot Bankers Petroleum eshte kompani publike qe vlen miliarda dhe ne faqen kryesore te saj ka si strategji te vetme marrjen ne kontroll te gjithe naftes shqiptare. Fusha e naftes se Marinzes eshte sipas vete kompanise "fusha e naftes tokesore me e madhe ne kontinentin europian" !!! Po i le detajet e tjera per nje shkrim tjeter se kjo behet terkuze pafund.

* Qymyri

Po ashtu si nafta e rende dhe qymyri i papaster (ne aspektin mineralogjik te fjales) shqiptar mund te perdoret fare mire -- thjesht ka nevoje per me teper "perkedhelje". E besoj qe me rrenimet disa dhjetera vjecare po i vjen koha tja falim dikujt qe di si ta perkedheli (sidomos keto vite qe cmimet e gjithe mineraleve kane shkuar ne stratosfere). Nderkohe qe ne do importojme qymyr nga kushedi ku. Ashtu si dhe Kina, Shqiperia duhet te perdore qymyrin si nje prej burimeve energjitike (domosdo brenda parametrave europiane te pastertise). Qeveria me patjeter duhet tju hapi rruge firmave shqiptare qe te mund blejne e te riperterijne pjese te ndryshme te kompleksit minerar - e qarte qe me terheqje kapitali te huaj pse jo dhe vendor gje qe eshte pikerisht kyci i suksesit kinez (MILIARDAT e kursimeve individuale qe investohen ose direkt ose nepermjet firmave te investimeve si kjo nga kompjuteri i te cilit po shkruaj une tani!)

No comments: