Saturday, December 1, 2007

Turizmi kulturor

Kur flitet per turizmin si sektor strategjik per ekonomine e vendit behet fjala per turiste te huaj (qofte dhe shqiptare por qe banojne jashte) sepse perndryshe do ishte njesoj sikur te deklaroje shitblerjen si sektor strategjik (qe nuk rrit bilancin e kombit po thjesht kalon parate nga njera dore ne tjetren).

E turistet e huaj nuk (do) vijne ne Shqiperi per arkitekturen tone te bukur shterpo-komuniste, apo per balten, pluhurin e shoshitjen neper rruget tona. E sidomos jo e jo per ushqimin qe sherbejne restorantet tona. Shume kane ardhur dhe do te vijne per ate dicka qe e ben kete cope toke Shqiperi dhe ne Shqipetare, per ate emer e ato bema, per vuajtjet e qendresen, per mikpritjen dhe ashpersine, per traditat dhe kontradiktat, per rrenojat e keshtjellave dhe bunkeret e Enverit, per kenget e per vallet, per gjuhen e perendive, per malet e kreshniket, per qytetaret me te lashte e me te prapambetur te Europes.

Duke huazuar nga Gjergj Kastrioti, "kulturen nuk jua solla une, ate e gjeta midis jush". E nxirreni e shfaqeni ate kulture e tradite qe e di qe e keni, neper panaire, festa e festivale, ku behen cirqe me veshje e motive popullore; ku luhen lojra, kenge, valle, tragjedi e komedi te vjetra e te reja, te vecanta shqiptare po dhe rajonale; ku rikrijohet historia e nxirret muzeu ne rruge e sheshe; gatuhen pasterma, zorgucka, byreke e zien rakia, pekmezi, e tundet dhalli, gjize, djathe; ku skulpton gurin e drurin mjeshtri i Partenonit, pallateve te Atlantis te Kretes e keshtjellave te Drakules, i liburnave qe bene historine e Mesdheut, e i lahutave te Stradivarit.

Disa lloje veprimtarish mund te behen vetem disa here ne vit ndersa te tjera mund te behen akoma me shpesh apo dhe te jene te perditshme sidomos gjate stines turistike. Pjesemarresit te lejohen e te mundesohen te ngrejne tenda e "kasolle" te perkohshme ne mjediset me te pershtatshme si sheshet kryesore, rruget anes detit, liqenit, plazheve etj. Le t'jua perziejne barkun keto ngrehina gjithe atyre me ndjenja te larta estetike, autore te rrenojes arkitekturale qe eshte sot Shqiperia. Rendesi ka te ringjallet veprimtaria, te gelojne qytetet, te zbaviten te ardhurit.

Tipari me I domosdoshem eshte pjesemarrja e te ardhurve duke ju demonstruar, shpjeguar e mesuar si te kendojne nje iso, vallezojne nje valle te lashte, gatuajne nje gje te vecante, bejne nje fyell, pizge e qindra sende te tjera qe shqiptari I ka bere me mijera vjet me rradhe. Mund tu ofrohen veshje popullore per te vallezuar e fotografuar (ne cdo plazh amerikan ka dyqane fotosh te vjetra ku mund vishesh si kauboj apo indian e te te bejne nje foto daleboje si te atyre koheve), incizimi i isos a kenges, video e valles, fyelli (papucet, festja e kesula, shpata) i bere (i parapergatitur ose i perfunduar me vone nga mjeshtri). Qyteti i Williamsburg te shtetit te Virxhinia eshte ruajtur e ringritur e kthyer ne nje pike kryesore te turizmit kulturor ne Amerike. Gazeta shtypet si 2-300 vjet me pare, karrocat me kuaj qe vertiten ngado behen me dore si atehere, po ashtu armet e veshjet e njerezve te punesuar kudo neper qytetin muze te afte te te rrefejne si profesore te vertete historie. Vizitoret nxiten qe te rradhitin ca shkronja, shtypin nje faqe, apo dhe te rrine me gjate per te mesuar sic duhet e per te bere dicka se bashku

Ne fillim prinderit (shqiptare e te huaj) do paguajne per femijet e me vone mbase marrin pjese dhe vete. Shtepite e pionerit kane qene nje pervoje e pasuri e pacmueshme (qe kam pature mundesine dhe fatin te marr pjese) e cila duhet rikrijuar po mire do te ishte ti nxirrnin aktivitetet ne sheshe e rruge e plazhe atje ku jane njerezit e jo brenda mureve. Ne nje qyteze fare fare te vogel ne bregdetin amerikan pothuajse gjysma e sendeve te muzeut ishte nxjerre ne tavolina buze rruges e vullnetare e punonjes te shpjegonin me kenaqesi e krenari historine e Delaware te poshtem.

Ne mbremje ne breg te liqenit ose detit, ne plazh rreth nje zjarri te madh ku zien rakia e piqet kukurreci (sic eshte kthyer ne veprimtari turistike ne Hawaii pjekja e mishit ne gropen e reres buze detit) e kendohen kenge lloj-lloje vizitoret kenaqen me frutet e punes se tyre me nje vleresim te ri te sapo fituar e te paimagjinueshem me pare per kete vend te lashte, njerez qejflinj, te dashur e te mocem, plot tradita.

Mbase mund te jete veshtire ne fillim se ne shqiptaret qenkerkemi namusqare e te rende. Po nqs ne mund ta "ulim" veten per kafshaten e gojes ne menyra te tilla qe i njohim mire se fundmi, pse jo per ta ngritur veten nje dite te afert kur te njihet se te kujt jane keto valle e te kujt jane keto xhamadane e fustanella, lahuta e iso rrenqethese? Mos e lini paren e beut tjua shuaje kengen o varfanjaket e mi.

Keto lloj veprimtarish kane nevoje per, dhe ndihmojne ne, njohjen dhe mbajtjen gjalle te traditave, historise etj. Po sa e njohim tani historine e qytetit a fshatit tone? Sa mund tja shpjegojme nje vizitori? Cfare ju tregojme te tjereve per vendin tone? Per te kaluaren, te tashmen e te ardhmen? Se goja zbraz cfare ka shpirti. E tani e kemi te renduar e rrefejme rrefenja krimi, korrupsioni, varferie e me rradhe. Lodhemi vete kur degjojme keto e jo me ata qe vijne per tu gezuar e clodhur.

Kohet e fundit eshte kuvenduar, mashtruar, premtuar e mosvepruar ne lidhje me rruget. Disa prej ketyre premtimeve jane bere per rruge qe te cojne ne vende turistike. Per mendimin tim zbulimi, rindertimi, restaurimi, dhe mirembajtja e ketyre vendeve duhen vene perpara infrastruktures. Cfare vlere ka rruga e mire per ne Dardhe te Korces kur kishat (zevendeso ketu qindra vende e objekte historike e kulturore te tjera) u lane te myken, te vidhen, e te shemben? Se pari duhet te jete arsyeja per te vajtur diku e me pas si e qysh (rruge, hotele, restorante, kafene, dyqane dhuratash etj). Ndersa 2-3 vjet mosmirembajtje rrugesh shkakton deme te riparueshme e mosmirembajtja e trashegimise mund dhe ka qene katastrofike per shume objekte te kultures shqiptare.

No comments: