Monday, March 5, 2007

Grekët rrahin familjen e Bushit. Sulmuesi: Policia s?ndërhyri kur tifozët goditën familjarët

Lajmet e këqija nga Greqi nuk kanë të sosur. Skandali i dytë pas thirrjeve
të ushtarëve grekë kundër Shqipërisë ka ndodhur në shkallët e stadiumit
të Selanikut, në Greqi.

Këtë radhë objektivi i tifozëve nuk ka qenë Alban Bushi, por familjarët e
tij, të cilët kanë rënë pre e dhunës dhe e sjelljeve shtazarake të
ultrasve të Iraklisit. Gjithçka ka ndodhur kur sulmuesi shqiptar ka shënuar
golin e vetëm të ndeshjes së djeshme Iraklis-Apollon Kallamaria, që u fitua
0-1 nga kjo e fundit falë golit të Bushit në minutën e 84. Kaq ka mjaftuar
që disa ultrasë të Iraklisit t?i hakërrehen prindërve dhe bashkëshortes
së futbollistit duke ushtruar dhunë fizike mbi ta duke i gjuajtur me shkelma
dhe grushte për disa minuta. ?Ishte shokuese, ? ka thënë Bushi për
?Panorama Sport?. ? Në vend që të festoja, në ato momente pashë
familjarët e mi që u goditën nga tifozët. Ky ishte kulmi, aq më tepër që
forcat e Rendit thuajse nuk reaguan fare, por lejuan që ata të goditeshin për
disa minuta?. Futbollisti ka parë me sytë e tij nga fusha se si prindërit
dhe bashkëshortja e tij kanë rënë pre e dhunës së ultrasve grekë dhe
çdo gjë i ka kaluar limitet teksa ka parë forcat e policisë së Selanikut,
që kanë bërë ?sehir? për disa minuta, ndërkohë që njerëzit e
afërt të futbollistit keqtrajtoheshin. ?Ishte një ndeshje shumë e
rëndësishme për sa i përket mbijetesës së këtyre skuadrave në
Superligë. Prindërit e mi ndodheshin këtu prej dy ditësh dhe duke parë
rëndësinë e ndeshjes, vendosën që të vinin edhe ata në stadium. Çdo
gjë ka qenë normale deri në minutën e 84-ët të ndeshjes, kur unë
shënova gol. Kuptohet, ndonjë sharje spontane nga shkallët e stadiumit nuk
mungoi, por kjo është normale në kësi ndeshjesh. Gjithçka ndodhi kur unë
shënova golin, sepse familjarët e mi të gëzuar bërtitën ?Gol? dhe
filluan të gëzonin, gjëja më e zakonshme që mund të bëjë një njeri
normal në ato momente. Kjo ka irrituar ultrasit e Iraklisit, të cilët
kapërcyen hekurat ndarëse të stadiumit dhe shkuan të qëllonin të afërmit
e mi. Aty gjendeshin prindërit, bashkëshortja dhe disa miq e shokë të mi,
gjithsej rreth nëntë vetë. Skandaloz ishte edhe fakti që policia nuk
ndërhyri fare për disa minuta dhe i lejoi tifozët që gjuanin familjarët e
mi?, ka thënë futbollisti. Situata ka degjeneruar më pas në thirrje dhe
në fyerje raciste, dhe gjërat janë komplikuar edhe më shumë kur ka
përfunduar ndeshja. Të afërmit e lojtarit nuk kanë mundur dot që të
shkojnë tek makina e tyre dhe janë detyruar që udhëtimin nga stadiumi deri
në lagjen tjetër të Selanikut ta bëjnë me autobusin e skuadrës së
Kallamarisë. ?Situata degjeneroi në fund të ndeshjes, sepse familjarët e
mi nuk po arrinin që të shkonin tek makina e tyre. Atëherë, duke parë
turmën tejet të irrituar, përgjegjësit e sigurisë në stadium vendosën
që t?i hipnin në autobusin e skuadrës time, derisa dolëm nga zona e
stadiumit të Iraklisit?, ka thënë Bushi.

No comments: