Wednesday, March 21, 2007

Rruget e vdekjes


nga Ritvan Dibra
per gazeten Panorama
Nga 310 kilometër rrugë rurale, asnjë pëllëmbë asfalt nuk të zë syri, nuk ka asnjë sinjalistikë rrugore apo elementë mbrojtës anës rrugës, që të evitojnë ndonjë fluturim në humnerë. Në rrugët malore të Shkodrës numërohen rreth 118 aksidente me vdekje të ndodhura në kohë të ndryshe dhe rreth 215 pika të rrezikshme, që nuk kanë asnjë element sigurie. E të gjitha këto aksidente kanë emëruesin e përbashkët, përfundimin në greminë. Njerëzit që udhëtojnë në rrugët malore të Shkodrës, duhet të sigurojnë mirë automjetet para se të nisen për udhëtim një defekt mjaft i lehtë mund të behet shkak për një aksident tragjik, pasi nuk ka strukturë mbrojtëse në asnjë metër rrugë. Nëse në vendin ku ka ndodhur aksidenti tragjik ku humbën jetën pak ditë më parë 10 persona, do të kishte bordurë mbrojtëse anës rrugës mbase ngjarja nuk do të kishte ato pasoja. Ndërkohë njerëzit dhe banorët që udhëtojnë drejt zonave malore ndihen të frikësuar, më tepër se çdo zonë tjetër, banorët dhe shoferet e zonës së Dukagjinit janë ato që ndiejnë më shumë pasigurinë në këto rrugë, njerëzit nga Dukagjini u duhet të zbresin në Shkodër thuajse për çdo gjë, pasi atje nuk ka asgjë. Furgoni i parë që hasim është nisur për në Shalë të Dukagjinit. Shoferi është i përqendr-uar vetëm te rruga; pasagjerët, që me duar janë shtrënguar fort pas sediljeve të furgonit, sytë nuk ia ndajnë asnjë moment shoferit, teksa po merr kthesën fare pranë një humnere. Herë pas here flasin për ankthin që kalojnë udhëtarët në këto anë. T'i pyesësh për rrugën bën gabim, pasi iu shtohet frika më shumë. Furgoni është mbushur plot; bie në sy një grua e veshur me të zeza. Ajo quhet Marie dhe ka një fëmijë 4- muajsh në djepin që e mban në prehër. Mësojmë se ka ardhur në Shkodër për një vaksinë që i duhej bërë fëmijës. Me kokën ulur ajo sqaron se: "Kam fëmijën 4-muajsh. Kjo rrugë është e vështirë për të rriturit, jo më për foshnjat. Por jemi të detyruar pasi na mungon mjeku, na mungon gjithçka", shprehet ajo për gazetën. Një tjetër pasagjer në furgonin që udhëton për në Dukagjin shprehet: "Kemi shume frikë të udhëtojmë, sidomos pas ngjarjes tragjike që ndo-dhi në këtë rrugë. Jemi tepër në ankth deri sa të shkojmë në shtëpi. Kjo rrugë e tëra është buzë greminës dhe anës rrugës nuk ka asnjë bordurë mbrojtëse. Ishalla na ruan zoti në këto rrugë, por nëse shteti nuk vë dorë, të tjera tragjedi kanë për të ndodhur". Për shoferët e kësaj rruge, udhëtimi bëhet disa herë  më stresues, pasi kanë në dorë jetë njerëzish. Marku, shoferi i fugonit që është nisur për Dukagjin shprehet se: "Këtu vetëm nga halli lëvizet, se po të ishte shteti shtet, këto rrugë duheshin mbyllur për t'u cilësuar të pakalueshme. Por, duke qenë se shteti ynë nuk është në gjendje të bëjë një rrugë si duhet, atëherë njerëzit detyrohen të rrezikojnë për të përmbushur nevojat e tyre. Këtu jetojnë me mijëra banorë dhe pa rrugë nuk ka jetë. Ne lëvizim me shumë frikë, pasi ecim në një rrugë me një kalim, pa sinjalistikë, mes shkëmbinjve, buzë humnerave. Në këto rrugë maksimumi mund të ecet me 30 kilometër në orë dhe i vetmi rrezik për aksidente është defekti ose ndonjë i papërgjegjshëm që pi alkool", përfundon shoferi, që vazhdon të duket i tensionuar në timon. Furgoni vazhdon rrugën e gjatë i shoqëruar gjatë gjithë kohës poshtë nga humnera, ku ka shtratin lumi Kir dhe sipër nga maja të thepisura malesh.


CONFIDENTIALITY STATEMENT. The information contained in this e-mail message, including attachments, is the confidential information of, and/or is the property of, Vanguard. The information is intended for use solely by the individual or entity named in the message. If you are not an intended recipient or you received this in error, then any review, printing, copying, or distribution of any such information is prohibited, and please notify the sender immediately by reply e-mail and then delete this e-mail from your system.

1 comment:

Anonymous said...

Mire qe per bamiresi nuk punon mjek shqiptar me ne fshatra sikur ...! Po per pune fitimi te pakten! Per nje vaksine te harxhosh gjithe diten dhe te rrezikosh jeten tende dhe te foshnjes!?! Mos u ankofte infermiere gjekundi per pune .. Po ma do mendja qe vajzave infermiere nuk jua mban te shkojne vetem ne fshatra te largeta. Djemte po nuk behen infermiere se s'ka lezet .. le qe po nuk levizin nga qyteti .. dhe po te jene nga fshati ne qytet do zene pune. Mire e kane se dhe ne qe kemi ikur fare ate pune kemi bere. Po ama thjesht sa per te vene parate e para! Te gjithe kemi hequr vitet e para. Shko ore trap hap "klinike" te levizshme ne nje zone te tere psh Moker. Cakto nje orar javor a mujor a cfare te te vije nder mend dhe leviz nga fshati ne fshat dhe bej vaksinat etj gjera qe mund te planifikohen dhe presin. Per urgjenca dine ku te te gjejne po ti mbahesh orarit. Fundja merr nje ortak dhe beni me radhe fundjavat dhe zbrisni ne qytet nje here njeri nje here tjetri ... Po ama zbret ne Tirane (ne mos po jashte fare) dhe e ben qejfin si te duash .. jo te terhiqesh zvarre perdite pa kokerr leku ne xhep te njejtat biseda me te njejtit njerez.