Monday, March 26, 2007

Rrenimi i Monumenteve Kulturore te Parkut Kombetar te Prespes


26 Mars 2007, Gazeta Panorama http://www.panorama.com.al
Guroret pranë fshatit Tren në rrethin e Devollit po dëmtojnë zbulimet e vjetra arkeologjike dhe shpërfillin pasuritë arkeologjike ende të pazbuluara.

Alarmin e japin banorët e zonës dhe arkeologu i vjetër korçar, Skënder Aliu. Sikur të mos mjaftonte ky fakt, në zonën rreth vlerave arkeologjike të fshatit Tren, natyra ka derdhur edhe bukuri të rralla natyrore, që përbëjnë një resurs turistik, por që po dëmtohet nga firmat ndërtuese që kanë ngritur në këtë mjedis guroret dhe furrat e gëlqeres së tyre. Përgjatë rrugës që të çon në fshatin Tren të tërheqin vëmendjen shpellat karstike në Grykën e Ujkut, tre nuset e ngurtësuara dhe shpella e fshatit Tren. Sipas zbulimeve dhe studimeve të arkeologëve kjo shpellë në kohën e lashtë ka qenë e banuar dhe mbart vlera arkeologjike të shumta. Eshtë kjo arsyeja që është shpallur edhe Monument Kulture, ndërsa të tjera vlera flenë në nëntokën e kësaj treve ku përfshihet edhe liqeni i Prespës së Vogël. Duke qenë pjesë e Parkut Kombëtar të Prespës, e shpallur si e tillë në shkurt të vitit 2000, për këto vlera jo vetëm që nuk është investuar për gërmime e zbulime të reja, por aty nuk po zbatohet mbrojtja nga shteti. Në vend që pushteti vendor t'i shfrytëzojë si burim për zhvillimin e turizmit, realiteti flet ndryshe. Firma ndërtimi dhe biznese të licencuara e të palicencuara po dëmtojnë këto pasuri. Prej dy vjetësh guroret e furrat e gëlqeres që janë ndërtuar aty, po shkatërrojnë edhe pasuritë e tjera arkeologjike dhe natyrore. Banori i fshatit Tren, Vangjush Mati thotë se përballë liqenit ishin disa kodra të bukura, por që u rrafshuan nga firmat që përdorin shkëmbinjtë e zonës për prodhimin e inerteve. "Buzë rrugës automobilistike, tek Troku, po ndërtohet një gurore tjetër. Nuk di se kush u jep lejë për të ndërtuar gurore këtej nga ne, por them se është krim të dëmtosh këtë natyrë kaq të bukur". Ndërsa arkeologu i vjetër Skënder Aliu shton se pranë Shpellës së Trenit ka qenë edhe një kala, rrënojat e së cilës nuk janë studiuar. "Fatkeqësisht këto vlera po keqpërdoren dhe tronditen nga shpërthimet e dinamitit të guroreve dhe furrave të gëlqeres. Ndërsa vetë Shpellës së Trenit i është dëmtuar hyrja". Sipas tij, turistë vendas dhe të huaj tregojnë interes për këtë monument kulture shumë të vjetër dhe është me interes përgatitja e saj për t'u vizituar, por askush nuk po e vlerëson këtë fakt, që është me shumë interes për zhvillimin e turizmit në këtë zonë, ku natyra ka derdhur bukuri të rralla. Disa vjet më parë një tjetër dëm iu shkaktua liqenit të Prespës së Vogël, uji i të cilit u shfrytëzua për ujitjen e Fushës së Korçës, ndërsa liqeni u mbush me ujin e lumit Devoll, duke i shtuar tonelata aluvionesh. Tashmë, dëmi po i shkaktohet pasurive arkeologjike, me veprimtaritë e guroreve e furrave të gëlqeres të ndërtuara aty.



CONFIDENTIALITY STATEMENT. The information contained in this e-mail message, including attachments, is the confidential information of, and/or is the property of, Vanguard. The information is intended for use solely by the individual or entity named in the message. If you are not an intended recipient or you received this in error, then any review, printing, copying, or distribution of any such information is prohibited, and please notify the sender immediately by reply e-mail and then delete this e-mail from your system.

Wednesday, March 21, 2007

Rruget e vdekjes


nga Ritvan Dibra
per gazeten Panorama
Nga 310 kilometër rrugë rurale, asnjë pëllëmbë asfalt nuk të zë syri, nuk ka asnjë sinjalistikë rrugore apo elementë mbrojtës anës rrugës, që të evitojnë ndonjë fluturim në humnerë. Në rrugët malore të Shkodrës numërohen rreth 118 aksidente me vdekje të ndodhura në kohë të ndryshe dhe rreth 215 pika të rrezikshme, që nuk kanë asnjë element sigurie. E të gjitha këto aksidente kanë emëruesin e përbashkët, përfundimin në greminë. Njerëzit që udhëtojnë në rrugët malore të Shkodrës, duhet të sigurojnë mirë automjetet para se të nisen për udhëtim një defekt mjaft i lehtë mund të behet shkak për një aksident tragjik, pasi nuk ka strukturë mbrojtëse në asnjë metër rrugë. Nëse në vendin ku ka ndodhur aksidenti tragjik ku humbën jetën pak ditë më parë 10 persona, do të kishte bordurë mbrojtëse anës rrugës mbase ngjarja nuk do të kishte ato pasoja. Ndërkohë njerëzit dhe banorët që udhëtojnë drejt zonave malore ndihen të frikësuar, më tepër se çdo zonë tjetër, banorët dhe shoferet e zonës së Dukagjinit janë ato që ndiejnë më shumë pasigurinë në këto rrugë, njerëzit nga Dukagjini u duhet të zbresin në Shkodër thuajse për çdo gjë, pasi atje nuk ka asgjë. Furgoni i parë që hasim është nisur për në Shalë të Dukagjinit. Shoferi është i përqendr-uar vetëm te rruga; pasagjerët, që me duar janë shtrënguar fort pas sediljeve të furgonit, sytë nuk ia ndajnë asnjë moment shoferit, teksa po merr kthesën fare pranë një humnere. Herë pas here flasin për ankthin që kalojnë udhëtarët në këto anë. T'i pyesësh për rrugën bën gabim, pasi iu shtohet frika më shumë. Furgoni është mbushur plot; bie në sy një grua e veshur me të zeza. Ajo quhet Marie dhe ka një fëmijë 4- muajsh në djepin që e mban në prehër. Mësojmë se ka ardhur në Shkodër për një vaksinë që i duhej bërë fëmijës. Me kokën ulur ajo sqaron se: "Kam fëmijën 4-muajsh. Kjo rrugë është e vështirë për të rriturit, jo më për foshnjat. Por jemi të detyruar pasi na mungon mjeku, na mungon gjithçka", shprehet ajo për gazetën. Një tjetër pasagjer në furgonin që udhëton për në Dukagjin shprehet: "Kemi shume frikë të udhëtojmë, sidomos pas ngjarjes tragjike që ndo-dhi në këtë rrugë. Jemi tepër në ankth deri sa të shkojmë në shtëpi. Kjo rrugë e tëra është buzë greminës dhe anës rrugës nuk ka asnjë bordurë mbrojtëse. Ishalla na ruan zoti në këto rrugë, por nëse shteti nuk vë dorë, të tjera tragjedi kanë për të ndodhur". Për shoferët e kësaj rruge, udhëtimi bëhet disa herë  më stresues, pasi kanë në dorë jetë njerëzish. Marku, shoferi i fugonit që është nisur për Dukagjin shprehet se: "Këtu vetëm nga halli lëvizet, se po të ishte shteti shtet, këto rrugë duheshin mbyllur për t'u cilësuar të pakalueshme. Por, duke qenë se shteti ynë nuk është në gjendje të bëjë një rrugë si duhet, atëherë njerëzit detyrohen të rrezikojnë për të përmbushur nevojat e tyre. Këtu jetojnë me mijëra banorë dhe pa rrugë nuk ka jetë. Ne lëvizim me shumë frikë, pasi ecim në një rrugë me një kalim, pa sinjalistikë, mes shkëmbinjve, buzë humnerave. Në këto rrugë maksimumi mund të ecet me 30 kilometër në orë dhe i vetmi rrezik për aksidente është defekti ose ndonjë i papërgjegjshëm që pi alkool", përfundon shoferi, që vazhdon të duket i tensionuar në timon. Furgoni vazhdon rrugën e gjatë i shoqëruar gjatë gjithë kohës poshtë nga humnera, ku ka shtratin lumi Kir dhe sipër nga maja të thepisura malesh.


CONFIDENTIALITY STATEMENT. The information contained in this e-mail message, including attachments, is the confidential information of, and/or is the property of, Vanguard. The information is intended for use solely by the individual or entity named in the message. If you are not an intended recipient or you received this in error, then any review, printing, copying, or distribution of any such information is prohibited, and please notify the sender immediately by reply e-mail and then delete this e-mail from your system.

Wednesday, March 14, 2007

taneve burg atyre ... mbase gradat?!


marre nga www.panorama.com.al ...
Policia e Tiranës tha dje se ka identifikuar autorët dhe pjesëmarrësit e djegies së flamurit grek dhe se është vënë në kërkim të tyre për t'i vënë në pranga dhe dorëzuar para drejtësisë, me akuzat e "veprimeve fyese ndaj himnit dhe flamurit" bazuar në nenin 229 të Kodit Penal shqiptar dhe kapitullit për "Krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera".

Videoja në Greqi
Vetëm pak orë pas ngjarjes së ndodhur në Tiranë, janë bërë të ditura dje në Athinë rezultatet e hetimeve rreth videos me këngë antishqiptare të ushtarëve grekë. Burime nga Ministria e Mbrojtjes në Athinë u kanë thënë mediave, se ushtarët që kënduan këngë raciste kundër Shqipërisë dhe Turqisë mund të shpëtojnë nga ndjekja penale, pasi nuk janë më në strukturat e ushtrisë.

Sipas hetimeve, stërvitja në të cilën është regjistruar videoja është zhvilluar jo shumë larg kufirit Greqi-Shqipëri, në pranverën e vitit 2006. Gjithsesi organet ushtarake greke kanë ngritur tashmë padinë për komandantin, shefin e stërvitjes dhe një rreshter të skuadrës së forcave speciale që këndoi këngën antishqiptare gjatë stërvitjes. Ata rrezikojnë edhe gradat ushtarake.



CONFIDENTIALITY STATEMENT. The information contained in this e-mail message, including attachments, is the confidential information of, and/or is the property of, Vanguard. The information is intended for use solely by the individual or entity named in the message. If you are not an intended recipient or you received this in error, then any review, printing, copying, or distribution of any such information is prohibited, and please notify the sender immediately by reply e-mail and then delete this e-mail from your system.

Monday, March 5, 2007

Grekët rrahin familjen e Bushit. Sulmuesi: Policia s?ndërhyri kur tifozët goditën familjarët

Lajmet e këqija nga Greqi nuk kanë të sosur. Skandali i dytë pas thirrjeve
të ushtarëve grekë kundër Shqipërisë ka ndodhur në shkallët e stadiumit
të Selanikut, në Greqi.

Këtë radhë objektivi i tifozëve nuk ka qenë Alban Bushi, por familjarët e
tij, të cilët kanë rënë pre e dhunës dhe e sjelljeve shtazarake të
ultrasve të Iraklisit. Gjithçka ka ndodhur kur sulmuesi shqiptar ka shënuar
golin e vetëm të ndeshjes së djeshme Iraklis-Apollon Kallamaria, që u fitua
0-1 nga kjo e fundit falë golit të Bushit në minutën e 84. Kaq ka mjaftuar
që disa ultrasë të Iraklisit t?i hakërrehen prindërve dhe bashkëshortes
së futbollistit duke ushtruar dhunë fizike mbi ta duke i gjuajtur me shkelma
dhe grushte për disa minuta. ?Ishte shokuese, ? ka thënë Bushi për
?Panorama Sport?. ? Në vend që të festoja, në ato momente pashë
familjarët e mi që u goditën nga tifozët. Ky ishte kulmi, aq më tepër që
forcat e Rendit thuajse nuk reaguan fare, por lejuan që ata të goditeshin për
disa minuta?. Futbollisti ka parë me sytë e tij nga fusha se si prindërit
dhe bashkëshortja e tij kanë rënë pre e dhunës së ultrasve grekë dhe
çdo gjë i ka kaluar limitet teksa ka parë forcat e policisë së Selanikut,
që kanë bërë ?sehir? për disa minuta, ndërkohë që njerëzit e
afërt të futbollistit keqtrajtoheshin. ?Ishte një ndeshje shumë e
rëndësishme për sa i përket mbijetesës së këtyre skuadrave në
Superligë. Prindërit e mi ndodheshin këtu prej dy ditësh dhe duke parë
rëndësinë e ndeshjes, vendosën që të vinin edhe ata në stadium. Çdo
gjë ka qenë normale deri në minutën e 84-ët të ndeshjes, kur unë
shënova gol. Kuptohet, ndonjë sharje spontane nga shkallët e stadiumit nuk
mungoi, por kjo është normale në kësi ndeshjesh. Gjithçka ndodhi kur unë
shënova golin, sepse familjarët e mi të gëzuar bërtitën ?Gol? dhe
filluan të gëzonin, gjëja më e zakonshme që mund të bëjë një njeri
normal në ato momente. Kjo ka irrituar ultrasit e Iraklisit, të cilët
kapërcyen hekurat ndarëse të stadiumit dhe shkuan të qëllonin të afërmit
e mi. Aty gjendeshin prindërit, bashkëshortja dhe disa miq e shokë të mi,
gjithsej rreth nëntë vetë. Skandaloz ishte edhe fakti që policia nuk
ndërhyri fare për disa minuta dhe i lejoi tifozët që gjuanin familjarët e
mi?, ka thënë futbollisti. Situata ka degjeneruar më pas në thirrje dhe
në fyerje raciste, dhe gjërat janë komplikuar edhe më shumë kur ka
përfunduar ndeshja. Të afërmit e lojtarit nuk kanë mundur dot që të
shkojnë tek makina e tyre dhe janë detyruar që udhëtimin nga stadiumi deri
në lagjen tjetër të Selanikut ta bëjnë me autobusin e skuadrës së
Kallamarisë. ?Situata degjeneroi në fund të ndeshjes, sepse familjarët e
mi nuk po arrinin që të shkonin tek makina e tyre. Atëherë, duke parë
turmën tejet të irrituar, përgjegjësit e sigurisë në stadium vendosën
që t?i hipnin në autobusin e skuadrës time, derisa dolëm nga zona e
stadiumit të Iraklisit?, ka thënë Bushi.

IHT.com Article: Video allegedly of Greek soldiers singing anti-Albanian song denounced in Athens, Tirana

This IHT.com article has been sent to you by: ebice@seas.upenn.edu
This clearly reflects EU\'s and NATO\'s high standards. Only the best make it in. Neo nazism in France - well that\'s just democracy ... War mongering Serbia - but they\'re sacrificing the cradle of their nation ... cultural, educational, and economic repression of Albanians in Greece - ehh that\'s just internal affairs
------------------------------------------------------

Video allegedly of Greek soldiers singing anti-Albanian song denounced in Athens, Tirana
The Associated Press


The Albanian government on Monday urged Athens to address anti-Albanian prejudice among its military ranks, after Greek soldiers were shown in an Internet video allegedly singing a song with derogatory words about Albanians.

http://www.iht.com/articles/ap/2007/03/05/europe/EU-GEN-Albania-Greece-Prejudice.php